Atletico Madrid kryeson kampionatin spanjoll

03/02/2014 00:00

Atletiko e Madridit është e vetme në krye të klasifikimit në kampionatin spanjoll pas fitores 4-0 përballë Real Sociedadit, një sukses ky që vjen pas hubmjes së bashkëudhëheqëses së saj Barcelonës një ditë më parë.

Vija zhbllokon ndeshjen për t’i lënë më pas radhën Diego Kostës, Mirandës dhe në fund Diego Ribasit.

Ndërkohë, një hap fals i Realit të Madridit i cili nuk ka mundur të fitojë përballë Atletik Bilbaos. Hese Rodrigez shënon golin për madrilenët në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë që ka zgjatur vetëm 10 minuta avantazhi pasi Ibai Gomez barazon gjithçka.

Nervat e tendosura sjellin edhe rrëmujë në fushën e lojës, që finalizohet me daljen me karton të kuq të Kristiano Ronaldos. Pavarësisht inferioritetit numerik, madrilenët marrin një pikë në këtë ndeshje duke barazuar Barcelonën me pikë në klasifikimin e përgjithshëm.

Top Channel