Në kuadër të fushatës “Shqipëria Punon”, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, vizitoi Bulqizën, ku zhvilloi një bashkëbisedim me minatorët.

Ai është ndalur në oborrin e godinës së ACR-së dhe ka folur gjatë me drejtuesit e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, si dhe punonjës të kësaj miniere.

Drejtuesit e sindikatës – Kol Nikollaj, Taf Koleci e Luan Nika – thanë se firmat koncesionare duhet të bëjnë më shumë në drejtim të përmirësimit të kushteve të minatorëeve, rritjen e pagave për ta dhe ndaljen e abuzimeve nga subjektet e palicencuara.

Sindikalistët u shprehën se është e domosdoshme të hapet një shkollë e mesme profesionale për teknikë ndërtimi në qytetin e Bulqizës.

Gjatë këtij takimi u ngritën shumë probleme të tjera, përsa i përket kompanisë koncesionare, për vënien sa më parë në punë të Traverbankut të Klosit dhe rihapjen e Uzinës së Ferrokromit në Burrel.

Z. Veliaj, edhe në këtë takim, deklaroi se qeveria po harton aktet e nevojshme për uljen e moshës së pensionit për minatorët.

Top Channel