“Gjyqin ta bëjnë injorantët”/ Debat në “Shqipëria Live” për fjalët e Robert Ndrenikës, Lekatari: Humbi dinjitetin. Rexha: Ti nuk vlerëson dot tëndin Drejtoria e Shërbimit Pyjor në Tepelenë njoftoi se, gjatë inspektimeve që po kryhen në terren, gjendja e sipërfaqeve pyjore në këtë rreth po shkon drejt shkatërrimit.
Kjo drejtori ka pezulluar punën e të vetmit subjekt të licencuar për shfrytëzimin e një pylli me lis, mbi komunën Buz në Tepelenë, pasi – sipas drejtuesit Orgen Hasanbega – prej prerjeve jashtë kritereve teknike dhe tejkalimit të hapësirës së shfrytëzimit, është prodhuar një dëm serioz në këtë hapësirë.
“Kemi ardhur për të parë se sa i ka respektuar normat e shfrytëzimit subjekti privat dhe, siç e shikoni edhe vet, këtu është bërë një masakër e vërtet dhe jo shfrytëzim. Janë shkelur të gjitha normat e shfrytëzimit, që nga mos respektimi për të lënë çdo 100-150 metra nga një pemë të paprerë, kemi pemë të fidanishtes, që është vërtet një masakër, kemi pemë të druve industrialë, siç janë panja dhe dëllënja. Përveç këtyre kemi edhe një dalje nga territori që ky ka marrë me qira”, tha Orgen Hasanbega, drejtor i Shërbimit Pyjor, Tepelenë.
Nga ana tjetër, subjekti i drejtuar prej Jani Pantazo sqaroi se e ushtron këtë aktivitet brenda kuadrit ligjor prej 20 vitesh. Ai tha se disponon të gjitha dokumentet për shfrytëzimin e kësaj hapësire, ndërsa e ka motivuar pezullimin e punës si të qëllimshme.
“Nuk e di, këta pretendojnë se kam prerë drunj industrialë. Në lejen e shfrytëzimit e kam vetëm lis, 1445 m3 dru. Kjo parcelë është 20,7 hektarë. Vajta në QKR e nxorra NIPT sekondar për kryerjen e aktivitetit këtu, plus dhe në magazinë që kam licencën time”, tha Jani Pantazo, biznesmen.
Avni Abedini, shef i Menaxhimit të Pyjeve, sqaroi se kompania kishte marrë leje për shfrytëzimin e një sasie prej 1449 m³ dru lisi, ndërsa ekzistonte një projekt paraprak me drurët e shenjuar dhe kufinjtë e lejuar të shfrytëzimit. Leja parashikonte prerjen e pemëve me moshë mbi 60 vjeç dhe ruajtjen e pemëve të reja dhe fidanishtes.
“Subjekti që shfrytëzon këtu, në terren janë përcaktuar kufijtë se ku do të shfrytëzojë dhe llojet që duhet të shfrytëzojë. Kemi shfrytëzim edhe jashtë parcelës, në pjesën perëndimore. Kjo u konstatua nga një kontroll periodik që bëjmë ne”, tha Avni Abedini, shef i Menaxhimit Pyjor.
Drejtoria e Shërbimit Pyjor në Tepelenë ka paralajmëruar gjobitjen e kompanisë, që shfrytëzonte pyllin në Buz, ndërsa pritet që inspektimet të vazhdojnë edhe në zona, ku shfrytëzimi kryhet pa licencim dhe jashtë çdo kriteri të lejuar.
Top Channel