Surprizë në Camp Nou, thyhet Barça

02/02/2014 00:00

Valencia bën suprizën në La Liga dhe mposht 3-2 Barcelonën në ‘Camp Nou’, humbja e parë pas 21 muajsh kjo e katalanasve në fushën e tyre.

Skuadra e Juan Antonio Pizzi e cila e mbylli pjesën e parë në dizavantazhin 1-0 pas golit të Sanchez gjeti forcat në 45 minutëshin e dytë dhe falë një superloje të algjerianit Feguli shënoi 3 herë në portën e Valdes, me autor Pareho, Piati dhe Paco. Golin tjetër të Barçës e shënoi Lionel Mesi.

Kjo humbje i rrezikon seriozisht katalanasit rënien nga kreu i Primera Division të cilin e mbajnë prej 59 javësh. Fitoret e Atletikos dhe Realit të dielën do ta zbresnin skuadrën e Martinos në vendin e tretë në La Liga.

Top Channel