Kush po mbetet pa bileta? Renditja surprizuese e ekipeve që po ‘pushtojnë’ SHBA-në (Lista e plotë).
Mund të duhen javë ose muaj që Michael Schumacher të dalë nga koma artificiale, ku mbahet që prej aksidentit me ski të ndodhur në fund të vitit të kaluar.
Kështu deklarojnë mjekët dhe specialistët sipas të cilave edhe kur të zgjohet nuk ka asnjë garanci se shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 do të gëzojë shëndet të plotë fizik dhe mendor.
Mjekët francezë në spitalin e Grenoble, ku Schumi ndodhet prej pesë javësh tashmë, njoftuan nisjen e procedurave për zgjimin e tij. Ata thanë se ish-piloti i Formula 1 po i përgjigjet pozitivisht mjekimit dhe paralajmëruan se procesi do të jetë i gjatë dhe i vështirë.
Schumacher mbahet në gjendje kome artificiale nga mjekët për të shmangur rastin më të keq. Ata kanë ndërhyrë disa herë me operacione për t’i hequr grumbullimet e gjakut në tru.
Schumacher u aksidentua më 29 dhjetor në resortin turistik dimëror të Meribelit. Nga hetimet e mëvonëshme, në momentin e aksidentit ai ishte duke bërë ski në një zonë të ndaluar dhe të rrezikshme për shkak të shkëmbinjëve. Gjatë rrëzimit ai përplasi anën e djathtë të kokës me një të tillë.
Top Channel