Publikohen pamjet e reja të sherrit me Spanjën: Molina godet me grusht kundërshtarin, FIFA nën presion për dënime shembullore
“Nuk mund të vë në diskutim titullin kampion në një pishinë”, është shprehur De Sanctis. “Nuk mund të luhet, është e pamundur të luash”, kanë qenë fjalët e trajnerit Rudi Garcia, në ato pak minuta (jo)-loje në “Olimpico” të Romës.
Roma-Parma, nën ndikimin e reshjeve të dendura të shiut nuk duhej as të fillonte, por ende nuk kuptohet se përse arbitri De Marco e nisi takimin me 3 minuta vonesë. Më pas, pas 6 minutash erdhi pezullimi dhe më 15:25 erdhi erdhe vërshëllima e fundit e braktisjes së ndeshjes.
Takimi mund të riluhet më 12 ose 20 Mars, edhe pse data e parë e mundshme ishte e mërkura e 19 Shkurtit. Por, edhe dy alternativat e muajit të tretë të vitit janë në varësi të qëndrimit ose jo të Lazio-s në Europa League. Vendimi do të jepet ditën e hënë, në përfundim të mbledhjes së Ligës së Serisë A, në Milano.
Supersfida e kësaj jave, apo siç njihet ndryshe derbi i Italisë, që diskutohet mes Juventus dhe Inter, ka përfunduar me fitoren 3-1 të bardhezinjve në “Juventus Stadium”, teksa zikaltrit tregojnë edhe njëherë se nuk po mundin të dalin nga kriza e thellë e rezultateve, ku kanë hyrë prej disa javësh tashmë, apo që pas fitores në derbi.
Në takimet e tjera të kësaj jave në Serie A, Napoli ka pësuar një humbje shokuese në transfertën e Atalantës, ku bergamaskët kanë fituar me rezultatin e thellë 3-0. Në fushë është parë ndoshta Napoli më i dobët i këtij sezoni, teksa në pjesën e parë asgjë nuk ndryshoi, në një takim pa raste dhe me pak emocione. Në të dytën, Atalanta “shpërthen” duke shënuar 3 gola, e duke shokuar napolitanët, që nuk mundën të shënonin as golin e “nderit”.
Ndërkohë, Lazio e Verona kanë arritur fitore në transferta, respektivisht 2-0 ndaj Chievo-s dhe 2-1 ndaj Sassuolo-s, kurse takimi mes Catania-s dhe Livorno-s ka përfunduar në barazim 3-3. Ditën e shtunë, Milan nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Torinon, në “San Siro”, kurse Fiorentina u mposht nga Cagliari 1-0. Të hënën mbyllet java e 22 me derbin xhenovez, mes Sampdoria-s dhe Genoa-s.
Top Channel