Milani, vetëm 1 pikë me Torinon
02/02/2014 00:00
Milani barazoi 1-1 me Torinon në San Siro, ndeshje e vlefshme për javën e 22 të Serisë A.
Miqtë kaluan në avantazh në pjesën e parë falë golit të Immobiles në minutën e 17. Pas golit të pësuar skuadra e Milanit u hodh në sulm në kërkim të golit dhe i ka takuar blerjes së Janarit, francezit Adil Rami të barazojë rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund.
Pas dy fitoreve, ky është barazimi i parë i Setdorf si trajner i Milanit.
Ndërkohë në dy takimet e tjera të së shtunës, Fiorentina u mund u mund 1-0 në Kaljari ndërsa Udineze mori tre pikë në transfertë me Bolonjën.
Sot Seria A luan superndeshjen Juventus-Inter që transmetohet ekskluzivisht në SuperSport.
Top Channel