Milan, Galliani: Europa League? 12 vjet që se njoh

02/02/2014 00:00

“Jemi të vetmit italianë, që më 19 Shkurt dhe 11 Mars do të dëgjojmë himnin e Champions League, gjithsesi, mos me pikëlloni duke folur për Europa League, sepse kemi luajtur vetëm 1 herë në 12 vjet…”.

Ngjitja drejt “kupës rezervë” nuk e entuziasmon Adriano Galliani-n, i cili është më i përqendruar faktikisht te cikli i ri i Milanit.

“Shoh një ekip në rritje, nëse do të kishim mposhtur Torinon do të kishim kapur trenin për të shkuar më përpara. Vura re Rami-në, një lojtar që bëri shumë mirë, ndaj dhe mund të kemi besim tek ai. Me Seedorf kemi afërsi pikëpamjesh. Rikuperimi? Nuk është momenti të mendojmë për të, do të ecim duke parë çdo gjë realisht dhe me objektivitet. Tashmë kemi një Milan luftarak e dyluftues”.

Sa i përket merkatos, ka folur pak për Biabiany. “Jemi takuar e kemi folur gjatë me presidentin e Parmës, Ghirardi. Ai donte huazim me të drejtë pagese të pagës, ndërsa ne huazim me të drejtë blerjeje, ndaj dhe u ndalëm. Më pas, erdhi një ide për një anësor, i cili nuk do të mund të luante në Champions. Por menduam të qëndrojmë kështu, pasi folëm fillimisht me Seedorf”.

Top Channel