
Policia e Durrësit njoftoi gjetjen e trupit të pajetë të një personi në afërsi të grykëderdhjes së Lumit Ishëm.
Burime nga uniformat blu thanë se morën njoftimin nga banorët e zonës të cilët kishin gjetur të parët trupin e pajetë. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes u konstatua se viktima ishte e seksit mashkull, ende i paidentifikuar.
Trupi u transportua për në morgun e qytetit të Durrësit, ku do të nënshtrohet analizave për zbardhjen e shkakut të vdekjes.
Policia tha se paraprakisht dyshohet për një vdekje natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, ndërkohë që po punohet për identifikimin e saj.
Kukës, gjendet një trup i pajetë në përrua
Një tjetër trup i pajetë është gjetur nga banorët e zonës në një përrua në fshatin Shtamë në Kukës.
Trupi i pajetë është gjetur mbrëmjen e së shtunës dhe dyshohet se është e një të riu që është shpallur i zhdukur që prej fundit të vitit të kaluar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetjeve banorët vendas për zbardhjen e saj.
Aktualisht viktima ndodhet në morgun e qytetit të Kukësit për t’iu nënshtruar analizave për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes dhe identifikimin e plotë.
Top Channel