Kush po mbetet pa bileta? Renditja surprizuese e ekipeve që po ‘pushtojnë’ SHBA-në (Lista e plotë).
Bayern Munchen riktheu diferencën prej 13 pikësh në krye të Bundesligës, teksa mposhtën 5-0 Eintracht Frankfurt ditën e diel.
Mario Mandzukic ishte pjesëmarrës aktiv në 2 golat e pjesës së parë të bavarezëve, fillimisht duke dhënë një asist me kokë për Mario Gotze, i cili shënoi në minutën e 11, e më pas duke luajtur rolin e ngatërrestarit në zonën e rreptësisë, përpara se Franck Ribery të përfitonte e të shënonte golin e dytë përpara vërshëllimës së 45-minutëshit të parë.
Arjen Robben dhe Dante ishin autorët e dy golave të tjerë, në mesin e pjesës së dytë, ndërkohë që kroati Mandzukic mbylli gjithçka 2 minuta para fundit të takimit, me golin e pestë për kampionët në fuqi në këtë takim.
Bayern çon numrin e ndeshjeve pa humbje në 44 të tilla, sa i përket takimeve në Bundesligë.
Bayer Leverkusen, që gjendet në vendin e dytë pavarësisht se ka humbur 5 ndeshje në këtë sezon, shkurtoi përkohësisht distancën me Bayern, pas fitores së arritur ndaj Stuttgart, ditën e shtunë.
Më herët, gjatë së dielës, Nurnberg siguroi fitoren e 2-të në po kaq takime gjatë vitit 2014, pasi mposhti 3-1 kryeqytetasit e Hertha Berlin. Për ekipin tjetër bavarez shënoi 2 gola Josip Drmic, i cili tashmë numëron 10 gola në kampionat dhe 4 në dy takimet e fundit. Hertha kishte kaluar e para në avantazh me Adrian Ramos.
Top Channel