Volejboll, UBM fiton Kupën e Shqipërisë
01/02/2014 00:00
UMB Voley është fituesja e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Skuadra e drejtuar nga Hasan Gurabardhi mundi në finale 3-0 ekipin e Tiranës duke e marrë për herë të tretë në historinë e saj këtë tofe.
UMB Voley e pati të lehtë në dy setet e para për të mundur kundështaret, kjo dhe falë lojës mjaft të mirë Bicit, e cila ishte dhe lojtarja më e mirë e finales.
Në setin e tretë volejbollistet e Tiranës kërkuan dhe tentuan shumë për ta rihapur ndeshjen, por euforia e tyre u shua në fund kur lojtaret e UMB Voley fituan 26-25.
Në fundin e ndeshjes gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq zëvendëstrajnerin e Tiranës, Gjerazi, gjë e cila solli dhe acarimin e drejtuesve të skuadrës bardheblu.
Top Channel