Me mbajtjen e 117 te semureve mendorë në burgje, në një kohë që ndaj
tyre vendimet e gjykatave udhërojnë mjekim të detyrueshëm për t’i
trajtuar ata si pacientë dhe jo si të denuar, kreret e institucioneve
përkatese po konsumojne vepren penale të heqjes së paligjshme të lirisë.

Keshtu mendon Avokati i Popullit, Igli Totozani, i cili paralajmeron se perveç rekomandimit, qe do kerkoje zgjidhje te menjehershme te situates, po mendohet edhe nje rekomandim qe te kerkoje hetime.

“E dimë këtë gjendje, kemi të bëjmë me një gati-gati vepër penale të një privimi të paligjshëm të lirisë së këtyre njerëzve, sepse këta nuk janë të dënuar që të çohen në një regjim burgu, këta janë njerëz me një masë shëndetësore. Dhe në këtë kuptim, çështja mund të vazhdojë të bëhet edhe më serioze nëse vazhdon kështu, sepse normalisht do të mund të mendojme të fillojmë të rekomandojmë ndjekje penale për ata drejtorë të cilët pranojnë në këto dy qendra persona, të cilët kanë si masë nga gjykata, mjekim të detyrueshëm”, tha Totozani.

Te njejten gje deklaroi pak dite me pare edhe kreu i Komitetit Shqiptar te Helsinkit, Vjollca Meçe, e cila njoftoi se per çdo prokuror, gjyqtar apo drejtor burgu qe mban te semuret mendor ne kete ambiente, pritet te kete kallëzime perkatese. Per Avokatin e Popullit, institucioni qe ai drejton ka qe prej vitit 2001 qe dergon rekomandime, por ende nuk eshte gjetur zgjidhja.

“Këto nuk mund t’ia rezervoj një qendër, e cila funksionon në regjim burgu, kjo është absolutisht e pamundur. Veç të tjerave ka mungesë në psikiatër, gjë që është po aq alarmante. Bëhet fjalë për mbi 100 persona që gjenden në këto kushte dhe është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, e cila vazhdon që nga viti 2001”, tha Totozani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA