Rrogozhinë, zjarrvënia në burg e qëllimshme

01/02/2014 00:00

Dy të paraburgosur janë vendosur nën hetim për zgjarrvënie të qëllimshme
në burgun e Rrogozhinës, ngjarje e cila rrezikoi jetën e 21 të
burgosurve të tjerë, që u lënduan duke u asfiksuar nga tymi.

Sipas nje burimi prane Prokurorise ata jane Ledion Gjoka 23 vjeç, i cili eshte arrestuar dhe po gjykohet per akuzen e  vjedhjes dhe Jurgen Muçellari 19 vjeç nen akuze per armemajtje pa leje. Dy te rinjte jane shoke me njeri-tjetrin, te pakten keshtu beson paraprakisht prokuroria, e cila per shkak te fazes paraprake ku ndodhen hetimet nuk ka ende nje skenar te qarte se si u vendos zjarri dhe perse dy te rinjte u pershine ne zjarrvenie.

Megjithate mesohet se emrat e Gjokes dhe Muçellarit jane treguar nga te paraburgosurit e tjere, megjithate – tha prokuroria- gjithçka eshte ende nen verifikim pasi ende nuk ka nje motiv se cilat jane arsyet e zjarrvenies, ndonese dyshimet e para e lidhin kete skenar me planifikimin e te rinjve per t’u arratisur.

Ne nje njoftim te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve thuhet se ne spitalin e Kavajes jane derguar 21 persona te lenduar nga zjarri kryesisht te asfiksuar nga tymi nder te cilet nje i paraburgosur eshte derguar per trajtim me te specializuar ne Tirane dhe nje tjeter ne spitalin e Durresit. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve thote se burgu i Rrogozhines eshte nen kontroll dhe se per te siguruar kushtet optimale ne sektorin e burgut te Rrogozhines, 78 te paraburgosur jane transferuar perkohesisht ne burgun e Peqinit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta