Rikthehet Superliga

01/02/2014 00:00

Superliga rikthehet këtë të shtunë me tre takimet e para për këtë vit, takime që i japin fund pushimeve të gjata dimërore.

Në orën 14:00 Besa e Kavajës pret Laçin, ndërsa Tirana e vendit të fundit po në të njëjtin orar do të luajë në Krujë përballë Kastriotit vendas.

Bardheblutë kanë zhvilluar një merkato dimërore aktive dhe me kureshtje pritet paraqitja e blerjeve të reja, apo e të rikthyerve.

Në orën 17:00 luhet kryendeshja e kësaj jave për tabelën e klasifikimit, ku Partizani pret në Tiranë, Kukësin.

Tre ndeshjet e tjera të së dielës, ku Bylis pret Flamurtarin në Ballsh, Skënderbeu Vllazninë në Korçë dhe Teuta Lushnjen në Durrës mbyllin javën e 17-të të Superligës.

Tabela e klasifikimit kryesohet nga Skënderbeu me 33 pikë, ndjekur nga Partizani me 26 dhe Kukësi 25. Ndërkohë, të paktën për momentin, beteja për mbijetesë është mes Lushnjes me 18 pikë, Kastriotit me 16 dhe Tiranës me 12 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA