Nis me skandal Superliga

01/02/2014 00:00

Superliga rinis me një skandal të gjyqtarit Enea Jorgji në sfidën Besa-Laci, e cila përfundoi në barazim 2-2. Në pjesën e dytë gjyqtari i FIFA-s akordoi një 11-metërsh në favor të Besës, që u shndërrua në gol nga Sefa.

Ndërkohë që sulmuesi i Besës merr topin dhe fillon të festojë, në mënyrë të çuditshme dhe të pashpjegueshme, Enea Jorgji vendos për anulimin e golit dhe rifillimin e lojës për lojtarët e skuadrës së Laçit.

Në bazë të regullores, lojtari i cili mashtron në hapin e fundit portierin në momentin e gjuatjes së 11-metërshit ndëshkohet me të verdhë dhe jepet faull për skuadrën kundërshtare.

Por duke iu referuar pamjeve filmike, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Kavajë, pasi Sefa nuk ka bërë asnjë tentativë për të mashtruar portierin e Laçit. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave përfundoi në barazim 2-2, ndërkohë që skuadra laçiane e mbylli ndeshjen me 8 lojtarë pas daljeve më të kuq të Ofoje, Danaj dhe Sefgjinit.

Në barazim pa gola kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e tjera Partizani-Kukesi dhe kastrioti-Tirana, rezultate këto që i japin mundësinë Skënderbeut të shkëputet më shumë nga ndjekësit më të afërt dhe njëkohësisht mbajnë Tiranën dhe skuadrën krutane në fund të klasifikimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA