Parandalohet konflikti mes të miturve në kryeqytet, procedohen 28 persona, sekuestrohen disa armë të ftohta
Pas marrjes së votës pro të enjten, hyri në fuqi moratoriumi që ndalon gjuetinë për dy vitet e ardhshme.
Ligji i hartuar nga Ministria e Mjedisit parashikon ndalimin e gjuetisë për të gjitha kafshët dhe shpendët në një afat kohor prej 2 vjetësh.
Më herët, ai projekti u diskutua në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku maxhoranca e cilësoi si ekstreme, por të nevojshme këtë masë.
Ndërkohë, opozita shprehu vërejtjet e saj duke propozuar si masë të duhur bllokimin e armëve të gjahut. Sipas të dhënave, në vendin tonë janë të licensuar mbi 170 mijë gjuetarë, ndërkohë që gjuajnë me qindra e mijëra të palicensuar.
Përfaqësuesit e shoqatave të gjuetarëve nuk e shohin si zgjidhje të problemeve moratoriumin për gjuetinë.
Top Channel