
Gjykata e Krimeve të rënda ka zgjatur edhe një muaj tjetër afatin e
hetimeve ndaj biznesmenit Arben Frroku nën akuzë prej gati një viti për
vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Arben Frroku mbahet në paraburgumin 302 pas ekstradimit të tij nga Greqia në një kohe qe disa here rresht Prokuroria ka zgjatur hetimet pergjate ketij viti. Zgjatja me e fundit e hetimeve eshte kundershtuar nga avokatet e tij, mes te cileve avokati Tonin Prendi u tha gazetareve se Prokuroria kerkon mbajtjen ne burg te Arben Frrokut derisa sa te gjeje nje prove, ne nje kohe qe prova nuk ka dhe klienti i tij eshte i pafajshem sipas tij.
Prendi deklaroi se mbajtja ne burg e biznesmenit po realizohet me nje deshmi te nje personi per te cilin eshte kerkuar ripyetja.Edhe vellai i biznesmenit, Mark Frroku gjithashtu deputet i Partise Kristian Demokrate Mark Frroku akuzoi Prokurorine dhe Gjykaten se po shkelin ligjin me mbajtjen ne burg te Arben Frrokut.
Top Channel