Sarandë, sekuestrohen 19.4 kg kanabis

31/01/2014 00:00

Policia e Sarandës ka sekuestruar 19.4 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe ka prangosur trasportuesin e drogës.

Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se lënda narkotike u gjet pas kontrollit në automjetin me targa SR 6606 B, që drejtohej nga 52-vjeçari Lefter Kuspa.  

Sipas policisë, droga ishte e fshehur në kroskotin e makinës dhe kishte si destinacion shtetin fqinj, Greqinë.

Ndërkohë nga 52-vjeçarit Lefter Kuspa u mor masa e arrestit në flagrancë për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike ndërsa materialet I kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA