
Kryeministri i ri i Shqipërisë, ish-piktor, ish-publicist, socialist tre herë kryetar Bashkie i Tiranës ishte në Milano për të tërhequr sipërmarrjet. ‘Ne ofrojmë mundësi, objektivi ynë është modernizimi dhe hyrja në Bashkimin Europian’.
Kështu e nis gazeta italiane “La Repubblica” prezantimin e Edi Ramës për intervistën që pason në faqen e saj online duke e vënë theksin tek argumentet që shefi i ekzekutivit shqiptar ofron në mbështetje të apelit drejtuar sipërmarrësve italianë për ta parë vendin tonë si mundësi të mire investimi.
Me një italishte perfekte, thotë gazeta, kryeministrit na tregon se ajo cfarë ka Shqipëria për të ofruar është afërsia gjeografike e dy vendeve tona dhe kostoja shumë e ulët e krahut të punës.
Pyetjes së gazetarit se cila ka qenë përgjigjja e investitorëve italianë, zoti Rama i përgjigjet duke pohuar se ka pasur interes të madh, sepse nga njëra anë është dëshira e sipërmarrjeve italiane për ndërkombëtarizim dhe nga ana tjetër, fakti që Shqipëria është një realitet ekonomik ende i paeksploruar, që ofron stimuj të rëndësishëm për sipërmarrjen.
Për palën italiane ajo mund të përfaqësojë, sipas Rames, një tokë të re e shumë të afërt për t’u eksploruar, dicka të cilën sic thotë, bota italiane e biznesit tashmë e ka kuptuar dhe kontaktet po intensifikohen.
Në Shqipëri ka kompani italiane të pranishme këtu që prej fillimit të kthesës demokratike të vendit. Megjithatë për Ramën ato nuk janë të mjaftueshme, sidomos kur mendon se cfarë ndodh në realitetet të tjera të ish-Europës komuniste.
Kjo duhet të ndryshojë, thotë kryeministri, i cili përmend faktin që po bashkëpunohet edhe me vende të tjera, por objektiv kryesor mbetet Italia për shkak të afërsisë kulturore e gjuhësore, përpos asaj gjeografike.
Oferta e kreut të qeverisë i referohet më së shumti kompanive që operojnë në fushen e energjisë hidro-elektrike, duke qenë se Shqipëria ka rezerva të mëdha hidrike, cka kujton kryeministri, në Europë na rendit të dytët pas Norvegjisë.
Por në fokus janë edhe sipërmarrjet e manifakturës, indutrisë turistike. Ndërsa një tjetër intervistë për Agjencinë e Lajmeve ANSA kryeministri Rama u shpreh se “Shqipëria mund të jetë një horizont i ri për investimet italiane”.
Do të përqendrohemi për të nisur investime që krijojnë vende pune, si në sektorin e prodhimit, bujqësisë dhe turizmit. Paraditen e sw shtunws, pritet që shefi i qeverisë Rama të bëjë një vizitë në Institutin Europian të Onkologjisë, ku do të takohet me themeluesin e tij Umberto Veronesi.
Pas vizitave të tij në muajin Dhjetor në Rajonin e Puglia-s dhe në Romë, Milano është qyteti i tretë, ku kreu i qeverisë shqiptare kërkon të prezantojë Shqipërinë dhe mundësitë që mund t’u ofrojë ky vend sipërmarrësve italianë.
Top Channel