Milani, edhe një goditje e fundit

31/01/2014 11:45

Muaji janar ka qenë shumë intensiv për Milanin, që në ditën e fundit të merkatos është duke negociuar edhe për një goditje të fundit.

Drejtori i përgjithshëm i klubit, Adriano Galliani, është në kontakt të vazhdueshëm me Parmën dhe sipas mediave italiane, kuqezinjtë janë pranë marrjes së mesfushorit francez, Jonathan Biabiany.

I vlerësuar për shpejtësinë dhe aftësitë e tij teknike, Biabany do të mbërrinte në “San Siro” duke sakrifikuar të riun Saponara, i cili kërkohet prej Parmës për t’u përfshirë në tratativa.

Tek Milani, në Janar kanë mbërritur futbollistët Rami, Honda, Essien dhe Taarabt, ndërsa është zëvendësuar edhe trajneri, tashmë Seedorf në vend të Allegrit.

Mbetet për t’u kuptuar se ku do të përdoret Biabiany nëse do të mbërrijë, në një sektor ku tashmë Milani ka futbollistë me tepricë, si Kaka, Robinho, Honda, Taarabt, El Shaarawy dhe Birsa.

Top Channel