Martino: Messi nuk më shqetëson

31/01/2014 00:00

Gerardo Martino këmbëngul se nuk është i shqetësuar nga mungesa e golave të Leo Messit, i cili ka qenë i dëmtuar përgjatë dy muajve dhe nuk ka mundur të gjejë rrjetën në kampionat që nga rikthimi i tij në fushat e lojës në fillim të janarit.

Goli i fundit që ylli argjentinas ka shënuar në kampionat ka qenë ai i datës 28 shtator, në fitoren 2-0 të katalanasve ndaj Almerias, por trajneri i Barçës nuk është i shqetësuar nga kjo gjë: “Përgjegjësitë nuk janë të gjitha për Leon. Këtë sezon kemi treguar se ka edhe shumë lojtarë të tjerë që mund të nxjerrin ekipin nga situata të vështira.”

Tekniku argjentinas foli edhe për muajin shkurt që e pret Barcelonën me ndeshje të vështira, përfshirë supersfidën e Champions-it me Manchester City.

“Cdo gabim paguhet shtrenjtë tani. Nuk mund të shpërqendrohemi në këtë pikë. Ndeshjet e kampionatit, Kupës së Mbretit dhe Ligës së Kampioneve janë të gjitha të rëndësishme njësoj. Nuk ka më vend për gabime”, tha Martino.

Barcelona do e nisë muajin shkurt me ndeshjen e së shtunës ndaj Valencias. Takimi do të luhet në Camp Nou në orën 16:00.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta