Ja si do të jetë “Santiago Bernabeu” i ri

31/01/2014 00:00

Florentino Perez ka prezantuar projektin fitues për rimodelimin e stadiumit Santiago Bernabeu, rimodelim që do të merret përsipër nga firmat GMP Architekten dhe L35 Ribas.

“Ka ardhur momenti për t’u përballur me një sfidë të re: duam që Santiago Bernabeu të jetë stadiumi më i mirë i Botës”, tha presidenti i Real Madrid, i cili shtoi se shuma e nevojshme për realizimin e projektit është 400 milionë euro.

Perez e përshkroi kështu këtë projekt: “Stadiumi do të ketë një mbulesë moderne dhe të bukur për t’u parë. Gjithashtu, fitimet nga stadiumi i ri do të rriten me 30%. Ky projekt do të fuqizojë imazhin e markës dhe qytetit tonë.”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta