Interi zyrtarizon Hernanes, Osvaldo tek Juve

31/01/2014 11:50

Mesfushori i Lazios, braziliani Hernanes konfirmoi kalimin e tij për në radhët e Interit, duke i dhënë kështu përfundim zërave disa-ditorë mbi të ardhmen e tij.

I mbiquajtur “Profeti”, Hernanes falenderoi Lazion dhe tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë në faqen e tij të “Facebook”, ndërsa theksoi se nuk kishte pasur asnjë problem me klubin dhe se presidenti Lotito ishte treguar gjithmonë korrekt me të.

Për kartonin e mesfushorit, Interi do të paguajë 13 milionë euro, plus dy milionë bonus në varësi të rendimentit të futbollistit.

Në ditën e fundit të merkatos, edhe Juventusi shndërrohet në protagonist i një goditje të re.

Osvaldo, ish-futbollisti i Romës, i larguar gjatë verës në Premier League për tek Southampton, mbërriti në Torino ku në mesditë zhvilloi analizat mjekësore dhe gjatë pasdites pritet të prezantohet zyrtarisht si futbollist i ri i torinezëve.

27-vjeçari do të ofrojë një alternativë më shumë për sulmin e Contes si i huazuar, me opsion blerje në fund të sezonit për 18 milionë euro.

Top Channel