Ja kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve
Gjykata e Gjirokastrës jep masën e sigurisë për autorët e dyshuar për
sulmin ndaj autobusit të linjës Tiranë-Athinë, në fillim të kësaj jave,
ku mbeti i vdekur një 23-vjeçar dhe u plagos një vajzë.
Gjykata vendosi burg pa afat për Klajdi Tringën, Besmir Ruçin, Jurgen Lolën dhe Gentian Beqirajn.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Mogila rreth orës 01:20 minuta të mëngjesit të së hënës, ndërsa një pjesë e mirë e pasagjerëve kanë qenë në gjumë.
Një person me armë doli në rrugën e dëmtuar dhe kërkoi të ndalonte autobusin, por shoferi shtoi shpejtësinë dhe iu kërkoi pasagjerëve të ulnin kokat. Një breshëri e gjatë arme është dëgjuar ndërsa mjeti vijoi rrugën.
Brenda harkut kohor të 48 orëve policia e Gjirokastrës identifikoi dhe arrestoi autorët e sulmit me armë, si dhe u bë zbardhja e ngjarjes. Prangosja e katër të rinjve u bë pasi nga hetimi i deritanishem ka rezultuar se shtetasit Klejdi Tringa, Besmir Ruçi dhe Jurgen Lola, te ndihmuar nga shtetasi Gentian Beqiraj, pas nje plani te diskutuar dhe menduar nje nate me pare ne nje lokal, ne fshatin Vasiar, per grabitje ne rruge, nen efektin e perdorimit te lëndëve narkotike kanë tentuar te ndalojne duke qëlluar me armë zjarri e më pas të kryenin vjedhjen e pasagjereve të autobusit, te linjës Athinë-Tiranë, me targa AA 578 GC, në vendin e quajtur Mogila në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.
Ndaj katër të rinjve ka nisur çeshtja penale per ‘vjedhje me pasojë vdekjen kryer në bashkëpunim’, ‘prodhim dhe shitje narkotikësh”, “prodhim dhe mbajtje e municioneve dhe armëve pa leje’.
Top Channel