Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese emërohet zv. guvernatore e Bankës së Shqipërisë Një 17-vjeçare tetraplegjike nga fshati Lapulec i Mallakastrës rezulton
të jetë dhunuar seksualisht. Ngjarja u regjistrua nga bluzat e bardha në
Fier, kur vajza mbërriti në spital me probleme shëndetesore.
Mjeket konstatuan se vajza ishte disa muajsh shtatzëne.
“Kësaj pacienteje me këtë kartelë nuk i lejohet që të mbajë shtatzëninë deri në muajin e 9-të kështu që do të kryhet abort”, tha Robert Luto, gjinekolog.
“Para dy ditësh është paraqitur në maternitetin e Fierit një 17-vjeçare. Nga konsulta ka rezultuar se eshte shtatzene 4-muajshe, nderkohe qe pacientja është tetraplegjike dhe është nën kujdestarinë e familjarëve të vet”, tha Kliti Gjerazi, shefi i maternitetit.
Çeshtja i ka kaluar prokurorise se Fierit per hetime, kjo e fundit ka marre ne pyetje nenen dhe vellanë e vajzes, te cilet nuk kane asnje dijeni per shtatzënine e tetraplegjikes. Vete 17-vjeçarja nuk eshte ne gjendje te flase dhe as te levize. Babai dhe dy vellezerit e saj jane emigrante ne Greqi. Dyshimet per autoresine e ngjarjes perfshijne edhe fqinjet e familjes.
Top Channel