F1, përfundojnë testimet në Jerez

31/01/2014 00:00

Testimet e para të sezonit të Formulës 1 janë mbyllur dhe në ditën e fundit të tyre ka qenë Felipe Massa me Williams piloti më i shpejtë. Braziliani ka shënuar kohën 1’28”521 duke lënë pas me 916 të mijëtat Fernando Alonson me Ferrari.

Sesioni i pasdites ka pasur plot tre flamuj të kuq për daljet nga pista të Adrian Sutil (Sauber), Kevin Magnussen (McLaren) dhe Daniil Kvyat (Toro Rosso).

McLaren ka qenë njëvendëshja që ka lënë përshtypjet më të mira deri në këtë moment, ndërsa edhe Ferrari ka punuar mirë mbi besueshmërinë e makinës dhe kthehet në Itali me të dhëna të rëndësishme.

Red Bulli duket shumë mbrapa për momentin. Sebastian Vettel dhe Daniel Ricciardo nuk kanë xhiruar mjaftueshëm për shkak të problemeve me motorrin Renault, madje nuk kanë zbritur fare në pistë për sesionin e pasdites së kësaj dite të fundit testimesh.
Kohët e regjistruara:

1. Felipe Massa (Williams) 1:28.229 (86 xhiro)
2. Fernando Alonso (Ferrari) 1:29.145 (115 xhiro)
3. Daniel Juncadella (Force India) 1:29.457 (81 xhiro)
4. Kevin Magnussen (McLaren) 1:30.806 (110 xhiro)
5. Lewis Hamilton (Mercedes) 1:30.822 (41 xhiro)
6. Jules Bianchi (Marussia) 1:32.222 (25 xhiro)
7. Adrian Sutil (Sauber) 1:36.571 (69 xhiro)
8. Nico Rosberg (Mercedes) 1:36.951 (91 xhiro)
9. Kamui Kobayashi (Caterham) 1:43.193 (54 xhiro)
10. Daniil Kvyat (Toro Rosso) 1:44.016 (9 xhiro)
11. Daniel Ricciardo (Red Bull) 1:45.374 (7 xhiro)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA