F1, Alonso dominon testimet e paradites
31/01/2014 00:00
Fernando Alonso ka qenë piloti më i shpejtë paraditen e ditës së katërt të testimeve parasezonale të Formulës 1, në pistën spanjolle të Jerez.
Piloti i Ferrarit ka ndalur kronometrin në 1’35″334 në një paradite me shi. Alonso ka realizuar pa problem 55 xhiro duke përdorur gomat për pistë të lagur.
Në vend të dytë Nico Rosberg me Mercedes (91 xhiro për të), ndërsa në vend të tretë Magnussen me McLaren.
Ndjekin këtë treshe Massa (Williams), Juncadella (Force India), Kobayashi (Caterham), Kvyatt (Toro Rosso), Sutil (Sauber), Ricciardo (Red Bull) dhe Bianchi (Marussia).
Top Channel