Dumre, kultivuesit e duhanit në protestë

31/01/2014 00:00

Banorët e zonës së Dumresë kanë zhvilluar një protestë për shkak të mbetjes stok të prodhimit të duhanit. Sipas banorëve firma greke “ Mika Korça”, që blen duhanin nuk ka respektuar kontratën duke lënë prodhimin e rreth dy mijë kultivuesve të kalbet në hambare.

Sipas banorëve çmimi nga 350 – 450 lekë që tregtohej për kg është ulur në 200 lekë, por edhe me këtë çmim firma ende nuk e ka grumbulluar prodhimin e këtij viti, duke shkaktuar një humbje të madhe ekonomike të këtyre banorëve që jetojnë vetëm me prodhimin e duhanit.

Në këtë kuadër ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për zgjidhjen e kësaj situate.

“Problemi ynë është se s’kemi ku ta lëmë duhanin. Është i gjithë nëpër shtëpi. Nga kompania duam që kutitë e ambalazhimit të vijnë që në korrik, jo tani në shkurt. Gjithmonë është shitur duhani që në nëntor. Sivjet…”, shprehen banorët.

Banorët kërkojnë që firma greke të respektojë kontratën e lidhur me ta, në të kundërt protestat nuk do të ndalen. Ata gjithashtu propozojnë që të licensohen edhe firma të tjera për grumbullimin e duhanit për të shmangur monopolin.

Në zonen e Dumresë mbillen rreth qindra hektarë duhan çdo vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA