Çfarë ari? Medaljet e Soçit do jenë prej guri

31/01/2014 00:00

Harrojeni arin! 10 medaljet e para në lojërat olimpike të Socit, që do t’u shpërndahen përkatësisht 10 atletëve fitues në kategoritë përkatëse, do të jenë të përbëra me gurë.

Në fakt nuk bëhet fjalë për një gur dosido, por për një gur të ardhur nga qielli, në kuptimin e plotë të fjalës.

Organizatorët rusë të lojërave dimërore, që nisin pas një jave, njoftuan përbërjen speciale të medaljeve të para. Në qendër të tyre do të jetë një pjesëz e meteoritit që ra mbi rajonin e Chelyabinsk-it, një vit më parë.

Trupi e qiellor në rënie lëshoi një energji të barabartë me shpërtimin e 500 mijë tonëve tritol dhe shkaktoi një masë ajrore që u rrotullua 2 herë rreth planetit tonë. Pjesëzat e tij u shpërndanë në mijëra kilometra katrorë, ndërsa copa më e madhe ra në ujërat e ngrira të liqenit Chebarkul.

Autoritetet ruse nxorrën nga fundi i liqenit gurin ‘e huaj’ rreth 1.5 metër i gjatë, i cili aktualisht qëndron i ekspozuar për turistët.

Rreth 1 mijë persona u lënduan gjatë rënies së meteoritit një vit më parë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta