Alarm fals për bombë pranë Bashkisë së Tiranës

31/01/2014 00:00

Një tjetër telefonatë anonime ka paralajmëruar vendosjen e një sasie
eksplozive midis xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë dhe godinës së
Bashkisë.

Telefonata e regjistruar ne oren 10:58 minuta të së premtes ka alarmuar policinë, e cila ka rrethuar të gjithë zonën në qendër të kryeqytetit.

Fillimisht eshte bere kontrolli i sergmentit rrugor qe lidh dy godinat me njera tjetren. Me pas forcat policore kanë filluar të kontrollojne të gjitha automjetet e parkuara që gjetën ne vendin e ngjarjes në momentin që kanë marrë edhe lajmërimin për vendosjen e eksplozvit. Në vendngjarje pati një numer të madh të forcave te specializuara xheniere, të cilat kontrolluan çdo automjet te parkuar perreth.

Kontrolli vazhdoi deri sa u kontrollua imteshisht cdo mjet dhe cdo pjese tokesore reth e rotull dy godinave. Nje nga masat paraprake qe u morr ka qene heqja e valeve te telefonave celulare ne qender te kryeqyetit, per shkak te ndonje shperthimi te mundshem me ane te tthirjeve telefonike.

Pas m e shume se nje ore kontrolli, policia ka hequr shiritat rrethues ndersa ka nisur procedimin penal per njoftim i rreme per organet e rendit. Telefonata u krye nga nje kabine telefonike. Policia po punon per gjetjen e ndonje kasete filmike te kamerave te ndoidhura prane kabines telefonike qe u krye lajmerimi i rreme. Ky eshte lajmerimi i tretë për bombë në kryeqytet, në muajin e fundit. Me pare jane bere lajmerme qe kane rezuktuar te rreme ne dy shkolla te kryeqytetit. Ne nje nga rastet lajmerimi u be nga nje telefon celular, i cili u identifikua menjehere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA