Qytetaret e Tiranës nuk kane mundur të shkojnë në punë në orar apo
nxënës dhe studentë, të cilët nuk kanë një automjet të tyrin kanë humbur
orët e para të mësimit.

Greva e punonjesve te transportit e nisur nga ora 5:00 e mengjesit dhe qe zgjati deri ne oren 9:00  ka krijuar shqetesim tek qytetaret.

Shoqerite e Transporteve insitojne ne rritjen e çmimit te biletes nga 30 leke ne 70 leke ose ne te kundert, Qeveria te marre persiper subvencionin e tyre. Nga ana tjeter punonjes te transportit publik, shofere autobusesh dhe fatorino prej dy muajsh nuk jane paguar nga shoqerite e transportit me pretendimin se jane ne veshtiresi financiare per shkak te rritjes se çmimit te karburantit.Sipas sindikates se punonjësve të transportit publik nese brenda 15 diteve nuk do te kete nje reagim ne mesin e muajit shkurt do te zhvillohet greve nje dite.

Në Ministrine e Transporteve eshte duke u dikutuar kerkesa e shoqerive te transportit per rritjen e çmimit te biletes ose subvencionimine tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA