Për të shkuar në burgun e Zaharisë duhet të udhetosh mes një terreni të vështirë, më shumë se 30 minuta në dalje të Krujës.

Në këtë burg, përveç të dënuarve për vepra të ndryshme, disa të tjerë mbahen në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Në sektor të burgut të Krujës mbahen 76 persona për të cilët gjyqësori shqiptar ka folur dhe ka vendosur për ta mjekim të detyrueshëm. Por pavarësisht këtyre vendimeve, si dhe dhjetëra rekomandimeve të institucioneve shqiptare, këta persona mbahen në shkelje të drejtave të njeriut në qeli burgu.

Stafi i burgut të Zaharisë përpiqet që të mos filmohet asgjë nga mjedisi plot lagështire apo njerezit e semure qe ndodhen brenda qelive. Dyert mbahen te mbyllura çdo dite per shkak te rrezikshmerise se shtetasve, nje situate kjo qe e rendon me shume gjendjen psikologjike te te semureve.

“Ka momente që vetë patologjitë që kanë kanë ka raste që dalin jashtë kontrollit dhe sillen në dhomën e forcës. Qëndrimi aty është dy-tre orë”, thotë mjeku i burgut.

Ambienti ku të sëmurët e burgosur kurohen ka kushte të rënda dhe ilaçet nuk jane mjaftueshme. Vetë farmacistja s’di të të japë përgjigjje të plotë për kurën që u afrohet të sëmurëve mendorë në këtë burg.

Ndersa kjo situate ka tashme dekada qe eshte bere çeshtje ne sistemin e drejtesise shqiptare, Komiteti Shqiptar i Helsinkit paralajmeron se se shpejti do te depozitojne kallëzime per zyrtaret qe s’po e zgjidhin kete problem.

“Unë jam tmerrësisht e shqetësuar nga përgjigjja që mora nga Prokurori i Përgjithshëm, i cili më thotë që është në dijeni të shqetësimit, është në dijeni që prokurorët duhet t’i cojnë për ekzekutim në institucione shëndetësore, por nuk ka çfarë të bëjë dhe këta persona do të shkojnë përsëri në burg. Ne nuk ia pranojmë Prokurorit të Përgjithshëm këtë gjë, ju lutem ia transmetoni. Së shpejti ju do të merrni denoncime nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, bazuar mbi ligj që të procedohen drejtorë të burgjeve që i kanë pranuar por edhe prokurorë që kanë urdhëruar dhe gjyqtarë, të cilët në vendimin e tyre, në kundërshtim me ligjin kanë thënë ‘mjekim i detyruar në spitalin e Krujës'”, tha drejtuesja e KSHH, Vjollca Meçe.

Një deklarate kjo qe nuk pritet fort mire nga perfaqesuesi i akuzes, i cili pranon se Shqiperia ka 15 vjet qe ka deshtuar ne kete fushe.

“Kjo është një pjesë që është tej kompetencave të Prokurorisë është tej mundësive që ka Prokuroria. Në dijeninë time kemi të paktën 15 vjet që kërkojmë krijimin e një institucioni të tillë, por mundësitë e shtetit këto janë”, tha prokurori Bujar Shehi.

Top Channel