S’ka konsensus për reformën territoriale

30/01/2014 00:00

Kreu i opozitës, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, duket se i
ka mbyllur shtigjet për kompromis me mazhorancën për reformën
territoriale, nëse nuk do të zhvillohen konsulta publike.

Asnje komune tha ai sado e larget nuk do te mund te tjetersohet pa u degjuar edhe zeri i qytetareve.

“Reforma territoriale, që është njëkohësisht reformë elektorale dhe reformë e pushtetit vendor nuk mund të hedhë asnjë hap legjitim përpara pa rivendosur konsensusin e plotë në çdo hap të vendimmarrjes midis maxhorancës dhe opozitës. Jo vetëm konsensusi me opozitën, por konsensusi i gjerë qytetar, përmes konsultimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies, është kusht i domosdoshëm kushtetues”, tha Basha.

Basha: Qeveria nuk i lehtësoi, por rëndoi barrën fiskale

Duke iu referuar greves 4-oreshe te transportit publik ne tirane mengjesin  e sotem, basha akuzuar qeverine se ka rritur borxhin dhe asgje nuk po shkon per rritjen e investimeve dhe zhvillimin.

“Në vend që të mendohet, se si të përdoren instrumentat ligjorë dhe energjia pozitive për të ndihmuar nga njëra anë përdoruesit e transportit publik, duke mos rritur çmimin e biletës, madje duke u munduar të rrisim frekuencën e përdorimit të transportit publik dhe nga ana tjetër, operatorët e transportit publik me ato kërkesa të drejta dhe realiste që kanë, nëpërmjet skemave tashmë botërisht të të njohura të ndihmës apo subvencionimit qoftë edhe nëpërmjet lehtësimit të taksave, shkohet në drejtimin e kundërt, i vihet edhe një gur peshores tashmë të rënduar të çmimit të naftës dhe karburantit”, tha Basha.

Duke folur para te zgjedhurve vendorë të djathtë, Basha akuzoi ashper qeverisjen Rama- Meta lidhur me sigurine ne vend, duke iu referuar kronikes se zeze se diteve te fundit. Basha e quan nje katrahure qeverisjen e ketyre pese muajve, ku sipas tij, ne radhet e policise jane emeruar militante partiake dhe emra te lidhur me kontrabanden dhe drogen.

Top Channel