Pak orë pas arrestimit të një grupi që përdorte eksploziv për atentate,
në rrugën e Kavajës në Tiranë ndodhi një tjetër shpërthim me eksploziv,
por në këtë rrugë.

Ne shenjester ishte nje automjet ne pronesi te nje biznesmeni italian. Sipas policise ne oren 22.05 ka ndodhur shperthimi ne mjetin tip “Fiat Punto” me targë AA501IC. Nga shperthimi ka patur vetem deme materiale, nderkohe qe automjeti ishte i parkuar ne nje rruge dytësore në zonen përballe xhamisë.

Eksplozivi rreth 200 gramë është vendosur në krahun e shoferit dhe nga shperthimi automjeti ka demtime të shumta. Fatmirëisht në kohën e shpërthimit nuk ka pasur kalimtarë në rrugë. Kanë qenë banorët e pallateve përreth ata që kanë telefonuar policinë pasi kanë degjuar zhurmën e shpërthimit.

Top Channel