Schumacher, nis procesi i rizgjimit

30/01/2014 00:00

“Qetësuesit që i janë injektuar prej disa ditësh janë në reduktim e sipër me qëllim fillimin e procesit të rizgjimit, që mund të zgjasë shumë”.

Kështu ka bërë të ditur Sabine Kehm, menaxherja e Michael Schumacher, i cili ndodhet ende i shtruar në gjendje kome në spitalin në Grenobël të Francës, pas incidentit me ski.

Gazeta “L’Equipe”, që një ditë më parë dha e para lajmin për procesin e rizgjimit, shkruan në numrin e së mërkurës se ish-piloti ka filluar të lëvizë qepallat e syve.

Sipas së përditshmes franceze, që citon burime nga spitali ku ndodhet kampioni i padiskutueshëm, Schumi nuk është më në rrezik për jetën.

Edhe specialistët e intervistuar nga “L’Equipe” deklarojnë se hapja e syve është një sinjal klasik i rizgjimit nga gjendja e komës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta