Një 44-vjeçar humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën e tij në Lushnje, mbrëmjen e së enjtes.
Policia informoi se ngjarja ndodhi në fshatin Çermë dhe se viktima është identifikuar si shtetasi Edmond Gjoni.
Dyshimet e para flasin për një zjarr të vetshkaktuar nga pakujdesia e të ndjerit, i cili sipas disa dëshmitarëve ishte kthyer në banesë në gjendje të dehur.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të fqinjëve, Gjoni humbi jetën rrugës për në spitalin e Lushnjes.
Lushnje, zjarr në shtëpi, humb jetën 44-vjeçari

Top Channel