Karriera e një vrasësi me pagesë

30/01/2014 00:00

Regjistrimi i ekzekutimit të parë të kryer nga Julian Sinanaj në
Shqipëri,është ajo e datës 26 gusht 2012, në Vlorë; vrasja e peshkatarit
45-vjeçar në Orikum në një lokal buzë detit.

Sipas kronologjise se kohes, ata ishin te ulur në të njëjtën tavolinë dhe debatuan per me shume se 15 minuta me njeri-tjetrin. Sipas deshmive ne polici, rezulton se Sinanaj ishte siguruar me pare duke i pare karten e identitetit, per te garantuar se personi ishte pikerisht ai qe kishte ne plan te ekzekutonte dhe pas kesaj e ka qelluar.

Ate kohe policia filloi dyshimet e nje vrasesi me pagese, por asnje fakt nuk çoi drejt autorit.

Vrasja tjeter ishte plot nje vit me pas. Ne mesnaten e 20 gushtit ai ka ekzekutoi me nje pistolete me silenciator Agron Çelen, biznesmen 52-vjeçar. Per te dyja vrasjet Sinanaj ka pranuar se ka patur porosites, te cilet jane vene ne kerkim nga policia.

Porositesit ne te dyja rastet e vrasjeve kane levizur nga vendbanimet e tyre dhe jane ne listen e me te kerkuarve tashme ne vend, por emri i tyre nuk behet publik. Kartela e tij penale me pas regjistron vetem shperthime me eksploziv. Per dy vrasjet e para, policia eshte duke mbajtur sekret porositesit e tyre, nderkohe qe vetë Sinanaj nuk eshte duke rrefyer asnje arsye pse ishte autor i vendosjes se eksplozivit ne shtepine e kreut te PD-së në Vlorë, Ardian Kollozi muajin qershor qe ishte edhe muaji i fushates elektorale ne vend.

Me pas Sinanaj eshte rekrutuar te pergatise nje eksploziv me telekomande per te hedhur ne ere nje tjeter qytetar te Vlores, duke provuar ne automjetin edhe motocikleten e tij. Porositesit ishin dy vellezerit Mehillaj, te cilet jane shpallur ne kerkim nga policia.

Ne te dyja rastet vellezerit kane deshtuar, ashtu si edhe ne rastin e prefektit te Vlores, qe ka ndodhur ne dhjetor te 2013-es. Por kete radhë porositesi ishte nje ish-pronar lokali, i cili ne asnje rast sipas deshmive nuk e aktivizoi telekomanden per te kryer krimin. Por hetimet do te futen ne nje faze interesante, kur te realizohet kerkesa e prokuroreve greke, sipas te cileve, Sinanaj ka kryer te pakten 20 vrasje ne Greqi, si bashkëpunëtor i organizates terrorise, berthamat e zjarrit.

Hetimet tregojne paraprakisht, se Sinanaj ka sherbyer si ndertues i bombave me telekomandim, per kete organizate dhe jo organizator, megjithate per zbardhjen e nje sere veprash penale te mara persiper nga vete kjo organizate ne Greqi do te priten hetuesit greke.

Top Channel