
“Jam shumë i emocionuar dhe i kënaqur, sidomos për familjen time. Kam ardhur tek Interi duke realizuar një ëndërr.”
Këto janë fjalët e para të Danilo D’Ambrosio si lojtar i Interit. Ish-mbrojtësi i majtë i Torinos ka zhvilluar analizat mjekësore dhe stërvitjen e parë me shokët e rinj të skuadrës.
Për ‘Inter Channel’, lojtari Italian ka shpjeguar karakteristikat e tij: “Mund të luaj në të dyja krahët e mbrojtjes, e rëndësishme është që skuadra të fitojë dhe unë të luaj mirë kur të zbres në fushë. Vij tek Interi në një moment delikat, por shpresoj të bëj mirë.”
Në fund, dy fjalë për të gjithë tifozët e Interit: “Premtoj që do të jap maksimumin që nga ndeshja e parë, ajo kundër Juves, që do të jetë një ndeshje përcaktuese për ne.”
Top Channel