Francë, pushon gjyqi ndaj Ribery-Benzema

30/01/2014 17:30

Një gjykatë franceze tërhoqi akuzat për marrëdhënie seksuale me të mitura qe rendonin mbi dy futbollistët e kombëtares, Franck Ribery dhe Karim Benzema.

Gjykatësi rrëzoi akuzat, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të provuar që lojtarët ishin në dijeni të faktit që Zahia Dahar ishte minorene, në momentin e konsumimit të aktit të paguar prej tyre.

Ribery dhe Benzema, të cilët nuk e kishin pranuar fajësinë, rrezikonin deri në tre vjet heqje lirie nëse do të shpalleshin fajtorë.

21-vjeçarja Dehar, një ish-prostitutë, dëshmoi në gjykatë se u pagua për të qenë dhurata e ditëlindjes së Ribery dhe udhëtoi deri në Mynih në vitin 2009, kur ishte ende 17 vjeç.


Zahir Dehar, vajza ne qender te skandalit, ka nisur nje karriere mode qe pasi fitoi vemendje publike

Megjithatë, ajo shtoi se kishte gënjyer për moshën e saj.

Karim Benzema dhe Zahia ishin njohur një vit më parë, kur 16-vjeçarja iu afrua në një klub nate në Paris. Sulmuesi pagoi për të kaluar natën me të në një hotel.

Vendimi i gjykatës pushon këtë çështje që fitoi një vëmendje publike në Francë, por e gjithë kjo vëmendje ka qenë mbi të gjitha e mirëpritur prej vetë vajzës, e cila shfrytëzoi famën e fituar nga gjyqi për të hapur një linjë të saj veshjesh intime dhe për të lënë prostitucionin për të nisur një karrierë në modë.

Top Channel