F1, McLaren dominon testimet

30/01/2014 00:00

McLaren ka treguar se në këto tre ditë testimesh në Jerez është makina më e shpejtë në Formulën 1. Në ditën e tretë kemi sërish një makinë MP4-29 që regjistron kohën më të mirë.

Pas Jenson Button, radhën e ka i riu Kevin Magnussen për të qenë më i shpejti me kohën 1’23”276.

Pas tij janë renditur Felipe Massa (Williams), Lewis Hamilton (Mercedes) dhe Jenson Button (McLaren). Në vend të pestë Fernando Alonso, i cili për herë të parë provoi Ferrarin F14 T.

Po fillon të shqetësojë situata e Red Bullit që në tre ditë testimesh nuk ka realizuar më shumë se 14 xhiro. Pas problemeve të Vettel, Daniel Ricciardo nuk ka mundur të realizojë asnjë xhiro të vetme.

Kohët e ditës së tretë të testimeve në Jerez:

1. Magnussen (McLaren) 1’23″276 – 52 xhiro
2. Massa (Williams)  1’23″700 – 47 xhiro
3. Hamilton (Mercedes)  1’23″952 – 62 xhiro
4. Button (McLaren)  1’25″030 – 40 xhiro
5. Alonso (Ferrari)  1’25.495 – 58 xhiro
6. Hulkenberg (Force India)  1’26″096 – 17 xhiro
7. Vergne (Toro Rosso)  1’29″915 – 30 xhiro
8. Sutil (Sauber)  1’30″161 – 33 xhiro

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA