
Fernando Alonso debutoi paraditen e sotme me Ferrarin F14 T. Spanjolli doli në pistë rreth orës 09:00 dhe ka punuar në aspektin aerodinamik të njëvendëshes së tij. Pas disa xhirove, dy herë kampioni i Formulës 1 është detyruar të fikë makinën për një problem të vogël elektronik.
Në ditën e tretë të testimeve në pistën e Jerez, Red Bulli u paraqit me Daniel Ricciardo në vend të Sebastian Vettel, por sërish pati probleme. Piloti australian nuk realizoi dot asnjë xhiro të plotë për shkak të një problemi në pjesën e pasme të makinës.
Probleme ka pasur edhe Jean Eric Vergne me makinën e tij Toro Rosso.
Përsa i përket kohëve, Jenson Button (McLaren), Lewis Hamilton (Mercedes) dhe Fernando Alonso (Ferrari) ishin më të shpejtët e paradites.
Top Channel