Ndezën zjarre që shkaktuan dëme në disa toka bujqësore, arrestohen dy persona në Fier, procedohet në gjendje të lirë një tjetër Një dite pas arrestimit të porositësit të atentatit me bombë ndaj
prefektit të Vlorës Besnik Dervishi ka reaguar ky i fundit në një
deklaratë para gazetarëve në qytetin e Vlorës.
Bomba qe ju vu ne makine Dervishit nuk ka shperthyer por ngjarja beri shume bujë. Dervishi thote se nuk e njeh njeriun qe kishte porositur vrasjen e tij.
“Unë kam besim të plotë tek policia, prokuroria dhe do t’i mbetem deri në fund të jetës sime këtij parimi. Përsa i përket aspekteve të tjera, unë ju konfirmoj se në detyrën time do të bëj ç’është e mundur për të luftuar deri në palce krimin e organizuar, informalitetin. Emrat e personave që kanë dalë për mediat nuk i njoh”, tha Dervishi.
Marion Mitro, nga Vlora rezulton te kete punuar ne Inspektoriatin Ndertimor te Bashkise Vlore deri ne vitin 2013. Kjo eshte konfirmuar per mediat edhe nga kryebashkiaku Gjika, i cili me pas e ka larguar nga detyra.
Mitro u arrestua pasditen e të mërkurës ne aeroportin e ‘Nene Tereza’. Pas arrestimit te Julian Sinanit vrasesit me pagese qe pergatiste edhe bombat per atentate, policia mori prej tij rrefimin se atentatin ndaj Dervishit e kishte porositur Marion Mirto. Ky i fundit pasi u arrestua atentatori duket se vendosi te largohej nga Shqiperia dhe zgjodhi aeroportin, ku u arrestua nga policia e cila e kishte shpallur ne kerkim.
Top Channel