
Debati për rendin dhe sigurinë në vend ka dominuar sallën e Parlamentit,
që në fillim të seancës, pavarësisht se pika e parë e rendit të ditës
ishte ratifikimi i marrëveshjes së punësimit me organizatën
nderkombëtare të punes, ILO.
Ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili ishte opozitari me aktiv ne salle, me disa here nderhyrje dhe fjalime te gjata, akuzoi kreun e Ministrise se Brendshme Saimir Tahiri, për lidhje me mafian dhe krimin, ndersa Qeverine e emërtoi si Qeveria e tritolit.
“Ministria i paimagjinueshëm që mbajti kriminelë si tatimor dhe drekon me ta për të marrë siguri është jo për të drejtuar rendin por për të shkuar së bashku me ata të cilët drekon, atje ku e ka vendin edhe do të shkojë. Po si mund të presin shqiptarët rendin, kur kreu i ekzekutivit është njeriu më i lidhur me mbetjet e bandave të rrezikshme të vendit? Eshtë njeriu që shndërroi Tiranën në lavatricen e krimit e parave të pista. Krimi e kap për kafe këtë, ndaj edhe ata kanë puyshtuar sot çdo rrugë, çdo shesh, çdo zyrë të këtij shteti dhe bëjnë ligjin”, tha ish-kryeministri Berisha.
“Mallkuar ajo ditë kur nuk fole një fjalë se badigardi i djalit tënd qëlloi me pistoletë një kamarier, vetëm se nuk i ndërroi tavllën e duhanit dhe nuk u ndjeve, ti që sot ndihesh për krimin, kur krimi rrotull familjes tënde bënte kasaphanë në Tiranë. E vetmja gjë që nuk ke folur ishte pikënisja, tritoli tek shtylla e tensionit të lartë, të kujtohet se ke dijeni për këto. Kjo që ka ndodhur dhe kjo që po ndodh ka një rritje artificiale, ka një fryrje të panatyrshme lidhur me situata kriminale të theksuara që janë akte të pastra terroriste. Ta dini fort mirë ju, deri ditën e fundit të detyrës time dhe deri ditën e fundit të kësaj maxhoranca askush nga ju që guxon të nxisë të frymëzojë kriminalitetin në këtë vend do ta kalojë paq”, tha ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Top Channel