Balotelli: Të mundim Atleticon

30/01/2014 00:00

“Jam i lumtur që luaj në një skuadër të madhe, sidomos në momente të vështira, pasi kur gjithçka shkon mirë të gjithë janë të aftë të luajnë. Pikërisht në momentet e vështira duhet të japësh më të mirën tënde.”

Këto janë fjalët e Mario Balotelli për ‘Milan Channel’. Sulmuesi i kuqezinjve ka deklaruar se i pëlqen që shihet nga specialistët si lojtari që duhet të marrë për dore ekipin.

“Unë jam i rëndësishëm po aq sa të tjerët, por është normale që duke qenë sulmues, me golat e mi kam pak më shumë përgjegjësi”, tha SuperMario.

Në lidhje me impaktin e Clarence Seedorf tek Milani, Balo tha: “Është një njeri i madh, di të komunikojë me lojtarët sepse ka qenë vetë lojtar deri para disa javësh. Të gjithë ndihemi shumë mirë me të.”

Balotelli shpalosi edhe objektivat e këtij sezoni: “Shpresoj që të arrijmë një pozicion që do na lejojë të luajmë në Europë sezonin e ardhshëm dhe mbi të gjitha shpresoj të mundim Atletico Madrid në Ligën e Kampioneve ose të paktën të luajmë dy ndeshje të mëdha.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA