PD: Gjendja e sigurisë, e keqe

29/01/2014 00:00

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm për gjendjen e rënduar të sigurisë në vend.

Përmes deputetit Arben Ristani, PD e konsideron gjendjen aktuale si emergjente dhe të krahasueshme me atë të vitit 1997.

“Jemi në dorë të Zotit sepse policia është zhbërë . Ministri i Brendshëm kërkon t’ia kalojë përgjegjësinë SHISH, ndërkohë që vetë ai i ka shkrirë sektorët antiterror nëpër rrethe. Gjendja e kriminalitetit në vend është pasojë e veprimeve antiligjore të Ramës dhe Tahirit dhe ndryshimi nuk mund të vije me larje duarsh nga përgjegjësitë”, tha Ristani.

Top Channel