Një muaj nga aksidenti, Schumi ende në koma

29/01/2014 00:00

Një muaj pas aksidentit tragjik me ski, legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher vazhdon të jetë në gjendje kome.

Manaxherja e tij, Sabine Kehm përgënjeshtroi lajmet e publikuara së fundmi fillimisht nga mediat franceze dhe më pas nga të tjerat se Michael Schumacher ishte zgjuar nga koma.

Ajo tha se raportime të tilla janë spekulime dhe se Schumacher vazhdon të jetë në të njëjtën gjendje, në atë që mjekët e spitalit të Grenobles në Francë ku është shtruar shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 e kanë përkufizuar si gjendje ‘kome të qëndrueshme’.

Pavarësisht se Schumi ndodhet në këtë gjendje që prej 29 dhjetorit të vitit të kaluar, mjekët shprehen optimistë. Ata thonë se gjendja shëndetësore e ish-pilotit të Formula 1 është “më mirë se sa kishin parashikuar”, ndërsa Gary Hartstein, ish-mjek i Formula 1, që ka punuar edhe me Michael thotë se mundësitë që Schumi të rifitojë shëndetin e plotë, si fizik ashtu dhe mendor të para aksidentit janë thuajse zero.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA