Lojërat e Socit, Shqipëria nis ekipin e saj

29/01/2014 00:00

Presidenti i Republikës z.Bujar Nishani ka zhvilluar të mërkurën në
Presidencë ceremoninë e dorëzimt të flamurit kombëtar për sportistët që
do të marrin pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore në Soci të Rusisë.

Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qe ministrja e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla dhe drejtuesit më të lartë të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Sportisti që do të mbajë flamurin kuqezi në këto lojra olimpike do të jetë skiatori Erjon Tola, i cili ka marrë pjesë edhe në dy olimpiadat e shkuara dimërore, ndërsa në këtë edicion për vendin tonë do të garojë edhe skiatorja Suela Mëhilli. Pjesemarrja me dy sportistë në lojrat dimërore është një risi për vendin tonë, i cili merr pjesë në këto lojëra dimërore për herë të tretë. Olimpiada dimërore zhvillohet në Soci të Rusisë nga data 7 deri në 23 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA