F1, Newey: Hunda e makinave, e rrezikshme

29/01/2014 00:00

Adrian Newey, kryeinxhinieri i Red Bullit, shpjegoi atë që ai e quan një ndryshim epoke në Formulën 1.

“Këtë vit ka shumë të reja. E para, motorri dhe kufizimi i lëndës djegëse që do të provokojë shumë strategji të reja gare dhe gjithashtu do të ndryshojë pilotimin. Ndryshim tjetër është aerodinamika: një ndryshim i vogël në krahët aerodinamikë mund të ketë ndikim të madh”, tha Newey.

Ai shtoi se hunda e re e makinave është e rrezikshme: “Makinat e sivjetme kanë një hundë me kurriz. Është për të ardhur keq pasi për mua estetika është e rëndësishme në sportin tonë dhe gjithashtu mendoj se kjo hundë është e rrezikshme.”

Inxhinieri britanik sqaroi se puna për makinën e re ka nisur me kohë: “Që nga qershori kemi nisur punën për makinën e re edhe pse ishim të përqendruar në fitoren e titujve.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA