F1, fillim i keq për Red Bullin

29/01/2014 19:00

Prova e parë e sezonit për Red Bullin nisi në mënyrën më të keqe të mundshme, ndërsa problemet teknike detyruan Sebastian Vettel që të largohej përpara kohe nga testimet e Herezit, në Spanjë.

Pas vetëm tetë xhirosh në pistë, motori Renault i Red Bullit pësoi një avari, e cila pas riparimit u rishfaq në automjet që në xhiron e parë, duke detyruar katër herë kampionin e botës që të mbyllte ditën e punës përpara kohe.

Ndonëse është ende herët për të folur, e sigurt është se rezultatet paraprake janë shumë shqetësuese për njëvëndëshet me motor Renault.

Toro Rosso e pati të pamundur gjatë ditës që të dilte në pistë, ndërsa Lotusi as që e mori mundimin për të ardhur deri në prova. Vetë Renaulti zhvilloi vetëm 11 xhiro në pistë, në krahasim me 118 që realizuan makinat Mercedes dhe 61 ato Ferrari.

Problemet për Red Bullin bëhen më shqetësuese, pasi gjatë ditës FIA vendosi se një modifikim i ri i dyshimtë i Ferrarit konsiderohej si brenda rregullores dhe do të mbetej në fuqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA