Conte-Juve, bashkë deri në vitin 2018

29/01/2014 00:00

Antonio Conte do të jetë trajneri i Juventusit deri në vitin 2018.

Sipas sportmediaset.it, Presidenti Andrea Agnelli ka arritur marrëveshjen me teknikun për rinovimin e kontratës dhe firma do të hidhet ditët e ardhshme. Paga do të jetë 4 milionë euro në sezon dhe Conte do të ketë fuqi vendimmarrëse në merkato.

Rinovimi i kontratës do e bëjë kështu Conten një menaxher të tipit Ferguson, ashtu siç ka dashur gjithmonë të jetë. Gjithashtu, ai do të shndërrohet në trajnerin më të paguar të Serisë A.

Tashmë Antonio Conte nuk do të ketë më justifikime për dështime në Ligën e Kampioneve si ai i këtij sezoni, ku nuk kaloi dot as fazën e grupeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA